Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, nga Dropulli ka shprehur siguri se opozita e bashkuar, merr plus 78 mandate deputetesh në zgjedhjet e pas një jave.

Deklarata u bë teksa zoti Dule zhvilloi një takim me një pjesë të anëtareve dhe simpatizantëve të partisë që drejton kryeqendren e Dropullit në fshatin Dervician.

Sipas zotit Dule, në Gjirokastër opozita e bashkuar i ka të garantuara dy nga katër mandate.

‘Ramës nuk i dilnin llogaritë në Gjirokastër pasi opozita e bashkuar fitonte tre nga pesë mandate që kishtë qarku, ndaj dhe e hoqi një për të balancuar forcën e tij partiake’ është shprehur Dule.

Ky i fundit u shpreh i sigurt se opozita në Shqipëri është fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve dhe fryma është e tille ndërkohë që në ditet e fundit do të duket sesa e thellë do të jetë fitorja e saj në të gjithë vendin.