Vangjel Dule:Sot ti tregojmë
Ramës se ky është fundi i tij

Kreu PBDNJ, Vangjel Dule gjatë protestës së opozitës mbajti fjalim ku tha se kur shikon mijëra njerëz në bulevard që protestojnë kundër Edi Ramës i vjen ndërmend fati I shqiptarëve.

Dule deklaroi se shqiptarët nuk e meritojnë të kenë një qeveri të tillë dhe nuk është ky fati që meritojnë. Më tej tregoi se në zgjedhjet e fundit, raportet ndërkombëtare thanë se 20 % e votave u blenë me paratë e drogës, por duhet të jenë dyfishi i tyre.

Kreu I PBDNJ tha se Nderi dhe dinjiteti në ditët e sotme nuk ka shumë zgjidhje të tjera, përveç protestës. Ndaj sot ti tregojmë Ramës se ky është fundi i tij.

Fjala e Vangjel Dules:

Në zgjedhjet e fundit, raportet ndërkombëtare thanë se 20 % e votave u blenë me paratë e drogës, por duhet të jenë dyfishi i tyre. Le të bëjmë një llogari, edhe sikur të jenë 20 % të votave të blera, përkthehen në 30 deputetë. Pra kjo qeveri ka blerë me paratë e drogës dhe krimit 30 mandate.

Nderi dhe dinjiteti në ditët e sotme nuk ka shumë zgjidhje të tjera, përveç protestës. Ndaj sot ti tregojmë Ramës se ky është fundi i tij.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione