TIRANË - Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, priti sot në një takim delegacionin e organizatës Youth of European Nationalities (YEN) me në krye Matic Germovsek dhe Këshillin Rinor të Vllehve të Shqipërisë, Kostika Poçi.
Dule shprehu kënaqësinë e këtij takimi duke vlerësuar punën e organizatës dhe shprehu mbështetjen e tij personale dhe të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për një bashkëpunim gjithëpërfshirës për të drejtat e minoriteteve në Evropë.
Dule paraqiti një panoramë të zbatimit të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Kuadër të Drejtave të Minoriteteve në Shqipëri.
Gjatë takimit u theksua se edhe pse ka arritje në zbatimin e konventave ndërkombëtare ka akoma shumë për të bërë.
Duke falënderuar nënkryetarin e Kuvendit për këtë pritje Germovsek ftoi Dule në konferencën ndërkombëtare në “Mbrojtje të të Drejtave të Minoriteteve” që do të mbahet në mars të këtij viti.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com