Vangjel Tavo i LSI-së denoncon me foto: “Rilindja” ka mbushur magazinat e Zjarrfikësve me tonelata ushqime për t’i shpërndarë në shkëmbim të votës

Vangjel Tavo i LSI-së denoncon me foto: “Rilindja” ka mbushur magazinat e Zjarrfikësve me tonelata ushqime për t’i shpërndarë në shkëmbim të votës

Foto e postuar nga Vangjel Tavo në Facebook

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, në një postim në rrjetet sociale thotë se magazinat e drejtorisë së zjarrfikësve janë mbushur me tonelata ushqimesh, që do iu shpërndahen qytetarëve në këmbim të votës.

Tavo shkruan se ky është një akt penal, për të cilin duhet të përgjigjen të gjitha institucionet e përfshira, qoftë në pushtetin lokal, qoftë në atë qëndror.

Postimi i plotë i kandidatit për deputet:

MEGA SKANDAL/ “Rilindja” ka mbushur magazinat e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër me tonelata ushqime për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës.

Ja prova e skemave për blerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve nga “Rilindja.”

Shikoni tonelatat me ushqime (sheqer, miell, makarona, kova salcë kosi, etj)

Në këtë akt penal janë të përfshira të gjitha institucionet shtetërore, si të pushtetit qendror ashtu edhe atij vendor.

Kanë nxjerrë zjarrfikëset jashtë për të mbushur magazinat me tonelata ushqime në këmbim të votës.

Ky skandal dëshmon përfshirjen e të gjithë aparatit shtetëror në hartimin dhe zbatimin e këtij plani anti-ligjor, korruptiv, dhe anti-demokratik, për të cilin unë personalisht do bëj një kallëzim në prokurori.

Këto prova ua kam paraqitur zyrës së OSBE/ ODIHR ambasadës së SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermane, Franceze, Holandeze, etj, si edhe është dërguar si denoncim në portalin “Mbroje Votën” në faqjen zyrtare të Presidentit të Republikës.

U kërkoj organeve ligjzbatuese të kryejnë detyrën e tyre funksionale.

Të veprojë urgjentisht prokuroria që të mos preken provat nga shkelësit.

U bëj thirrje medias të shkojë urgjentisht në vendndodhje dhe t’i paraqisë mbarë publikut pamjet e plota të këtij skandali të madh.

Kjo është “Rilindja!”

E vendosur gjer në fund të përdorë çdo mënyrë të paligjshme dhe të turpshme për të ruajtur pushtetin.

Aspak e interesuar për zgjedhje të lira dhe demokratike, aspak e shqetësuar se BE pret zgjedhje me standarde dhe demokratike si kusht për procesin e integrimit, aspak e interesuar në vullnetin e lirë të banorëve të qarkut të Gjirokastër por zgjedh t’i fyejë ata me këto skema skandaloze dhe akte kriminale.

Shfrytëzon varfërinë e njerëzve për t’u blerë votën me ushqime. Varfëri që e ka shkaktuar vetë.

Turp të keni, Çuçi e me shokë që përdorni skema të tilla.

Largimi i “Rilindjes” është largimi i një të keqe dhe paturpësie të madhe.

Si një qark fisnik, plot vlera, krenar dhe me integritet të lartë, ta shporrim një herë e përgjithmonë këtë sekt të pavlerë, të ulët dhe të zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/04/2021 03:51

    I kane bere gati per pukjanin qe u kap sot dhe si vellezerit e idealit, t'i bleje me parate qe kishte ne makine dhe t'i shperndaje sipas listave te <<tallonave>> qe iu gjeten me vete!!

    Përgjigju
  • Liku: 10/04/2021 18:30

    Ik ore tave peshku i leshelise

    Përgjigju
  • Shqip: 10/04/2021 15:42

    Supe per emigrantin

    Përgjigju
  • Genti: 10/04/2021 15:33

    Boh ti qenke me shkua me dele jo per depotet ore ,,,,,

    Përgjigju
  • emigrante: 10/04/2021 10:20

    Po kush ja tha ketij se do shperndahen per votime, tani te shkoje dhe neper supermarkete e te beje foto. Magazinat ndoshta ruhen per situata te vecanta. Se eshte keshtu ,shume e ulet. Vota nuk blihet e shitet

    Përgjigju
    • elio: 10/04/2021 13:44

      tallesh ti apo je syleshe me tvertet?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren