Vangjel Tavo: PS ta kërkojë 
“lepurin” tek vetja, jo tek LSI

Vangjel Tavo: PS ta kërkojë <br />“lepurin” tek vetja, jo tek LSI
TIRANE- Debatet mes këshilltarëve të majtë në Shkodër e më pas edhe në Gjirokastër, gjatë zgjedhjes së kreut të këshillit të qarkut, kanë evidentuar një mos-koordinim të aleatëve në terren. Dje këshilltarët e Gjirokastrës akuzuan LSI-në se nuk u është përmbajtur marrëveshjeve politike.

Deputeti i LSI-së në këtë qark, Vangjel Tavo, i pyetur nga Shqiptarja.com, tha se LSI i përmbahet çdo marrëveshjeje, dhe në këtë rast, Partia Socialiste po përpiqet të fshehë problemet e brendshme, duke akuzuar LSI-në. “Problemet e brendshme PS-ja do ti eksportojë tek LSI-ja, ndërkohë që nuk është problem i LSI-së, është problem i PS-së. Të dy kandidatët për Këshillit e Qarkut Gjirokastër, ishin të dy këshilltarë të Partisë Socialiste. Kandidati i vetëshpallur papritur nuk është i LSI-së, por këshilltar i PS-së që ka dalë në Tepelenë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara