Vangjush Dako po bën fushatë elektorale për kandidatet e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen me 6 mars. Kështu thotë kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Luan Hoti, i cili thotë se bashkë me Emirjana Sakon ato duan që ta shndërrojnë qytetin në 'non grata'. Në përmbyllje të postimit të tij, Luan Hoti premton se PD do të luftojë që Durrësi, t'u kthehet qytetarëve dhe t'u shërbejë atyre.

'Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako. Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!'- shkruan Hoti në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Luan Hotit