Një ditë pas deklaratave të Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka kundër kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar duke u shprehur se nuk i merr seriozisht.
Kryebashkiaku i Durrësit e kaloi shpërthimin e Kokës me indiferencë duke u shprehur për TCH se “S’kam asgjë për të thënë. Nuk i marr seriozisht ato që thotë Koka”.
Ministri i LSI Lefter Koka një ditë më parë në një emision televiziv u shpreh se Dako po e keqadministron pushtetin që i ka dhënë PS dhe LSI në Durrës, ndërsa e akuzoi edhe për përçaje në koalicion, pasi sipas tij u thotë strukturave të PS se armiku politik nuk është PD, por LSI.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com