Komedia “Vanja & Sonja & Masha” dhuron emocione në amfiteatrin antik të Durrësit, Liçaj: Shfaqje moderne, e bën publikun të reflektojë

Komedia bashkëkohore “Vanja & Sonja & Masha” u ngjit skenën e amfiteatrit të Durrësit mbrëmjen e së martës.

Me regji të Driada Dervishit dhe kasën e aktorëve Yllka Mujo, Neritan Liçaj, Olta Daku, nën atmosferën magjike të amfiteatrit 2000-vjeçar shfaqja u prit mjaft mirë nga artdashësit.“Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë", një ndër komeditë më të suksesshme të viteve të fundit, por dhe nga pjesët më të zgjuara të komedive bashkëkohore erdhi për publikun durrsak mbrëmjen e së martës, nën magjinë e amfiteatrit.

“Një kastë aktorësh të mëdhenj. Një shfaqje shumë e bukur për një publik si ai i Durrësit i cili çdo herë e mbush teatrin”, tha Zamira Kita, aktore.

 “Është një shfaqje moderne që do të bëjë publikun të reflektojë pavarësisht se mesazhet vijnë nëpërmjet notave të humorit, në brendësi ka shumë situata për të reflektuar. I them publikut ejani ta shihni, sepse do të kënaqeni”, tha Neritan Liçaj, aktor.

“Jam shumë e emocionuar, është magjik amfiteatri dhe e gjithë pjesa,” u shpreh aktorja Olta Daku.

Me regji të Driada Dervishit, shfaqja është një miksim mes komedisë dhe dramës, bazuar ne vepren e dramaturgut amerikan Christopher Ferdinand Durang, ku përmblidhen ndjeshmëria tipike dhe humori.

“Vijmë për herë të parë për publikun durrsak me këtë shfaqje në amfiteatrin e qytetit dhe ku ka më bukur se ndërthurja e elementëve të komedisë bashkëkohore dhe magjisë që merr nga amfiteatri. Nuk do të ndalemi vetëm me kaq por do të ftoja publikun durrsak për një surprizë me datë 26 gusht ora 21:00, pikërisht këtu në amfiteatër do të shfaqet “Ferma e kafshëve” dhe do të jetë me hyrje të lirë, pra falas, kjo mundësuar falë Ministrisë së Kulturës”, tha Driada Dervishi, regjisore.

Publiku i qytetit të Durrësit tejmbushi karriget e vendosura në amfiteatër, me pjesëmarrjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë amfiteatri i qytetit. “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë" do të shfaqet edhe sonte, 23 gusht ku biletat janë të gjitha të shitura.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh