LEZHE- Kamerat e sigurisë kanë filmuar një grua duke vjedhur një vazo me lule në një biznes. Gruaja, rreth 50-vjeçe e veshur mirë, pasi monitoron situatën, merr vazon e luleve dhe e fsheh duke e mbuluar me çadër duke u larguar.

Në atë moment pranë saj kalojnë disa qytetarë, por gruaja nuk e humbet aspak qetësinë. Episodi është regjistruar natën e kaluar në Lezhë. Nisur nga pamjet, ku 50-vjeçarja duket e veshur mirë, dilema është nëse ka qenë varfëria, kleptomania apo dashuria për lulet që kanë shtyrë gruan që të kryejë këtë veprim.

Në këtë qytet kohët e fundit kanë ndodhur disa grabitje nga pikat e këmbimit valutor, por edhe deri te vazoja e luleve që kushton 50 lekë.

d.b/shqiptarja.com