Varfëria ekstreme, vetëvaret 48-vjeçari në Prrenjas

Varfëria ekstreme, vetëvaret 48-vjeçari në Prrenjas

ELBASAN- Një 48-vjeçar në kushte të rënduara psikologjike  i ka dhënë fund jetës së tij këtë të martë në Përrenjas. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë kur Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë.

Sipas banorëve shkak i kryerjes së një akti të tillë mund të ketë qenë varfëria dhe kushtet e vështira ekonomike.

Familja Çollaku prej muajsh nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos pagesës. Por OSHEE njofton se nuk i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. 48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje.

Ndërkohë që trupi i tij gjendet në morgun e Elbasanit, për ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
48 vjeçari në Prrenjas i dha fund jetës prej varfërisë ekstreme, OSHEE: Nuk i kemi ndërprerë furnizimin me energji elektrike

OSHEE ka reaguar për rastin e 48-vjeçarit i cili i dha fund jetës pasi jetonte në kushte të vështira ekonomike. Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë në Prrenjas, ndërsa OSHEE thekson se nuk i është ndërprerë në asnjë moment energjia elektrike.

"OSHEE informon opinionin publik se shtetasit F.Ç., i cili është përmendur sot në një konferencë për shtyp nga forcat politike opozitare si i vetëvarur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, në të vërtetë nuk i ështē prerë energjia në asnjë moment. Banesa e shtetasit në fjalë furnizohej dhe vazhdon të furnizohet me energji elektrike. Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit F.Ç. me keqardhje vërejmë një përdorim politik abuziv në lidhjen midis OSHEE dhe një rasti fatkeqësie personale.

Megjithë vështitësitē e krijuara në kushtet e një krize të rëndë ndërkombëtare, OSHEE vijon të sigurojë shërbim cilësor për të gjithë qytetatët, duke ju ardhur në ndihmë përmes paketave sociale edhe familjeve në vështirësi ekonomike. Pavarësisht të gjithë situatës energjetike të rënduar, krizës mbarëbotërore, ku sot megavatori tregtohet me më shumë se 500 euro, Qeveria Shqiptare vazhdon dhe mban të ngrirë çmimin për të gjithë abonentët familjarë dhe kjo është një gjë që nuk e mohon dot askush, as ata që përdorin jetën e qytetarëve për arsyet e tyre politike" njofton OSHEE.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 10/08/2022 05:25

    Kjo eshte Shqiperia,ku gëlon varfëria. Dhe qenëria ha petulla me mjaltë/E engjëjt dëfrejnë me djajtë.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 10/08/2022 04:57

    Bobobobo cfare varferie !

    Përgjigju
  • spiro: 09/08/2022 23:22

    A ka pushtet lokal ne Prenjas....??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec, Fier! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike

Qeveria jep OK për ndërtimin e termocentralit në Roskovec, Fier! Firma do i japë falas shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike