Populli në varfëri ekstreme dhe luftë civile, Presidenti i Sudanit u dhuron 10 milionë dollarë deputetëve

Populli në varfëri ekstreme dhe luftë civile, Presidenti i Sudanit u dhuron 10 milionë dollarë deputetëve

Grua nga Sudani i jugut

Presidenti i Sudanit të Jugut ka dhuruar 40 mijë dollarë për secilin nga anëtarët e parlamentit. Salva Kiir është shprehur se kjo ‘dhuratë’ do t’u mundësojë ligjvënësëve të blejnë nga një makinë. Gjithçka ndodhi pasi Kiir aprovoi ndryshimin e Kushtetutës, duke lejuar kështu zgjatjen e mandatit të tij në postin e Presidentit deri në vitin 2021.

Mandati i Salva Kiir duhet të kishte përfunduar këtë vit, si pasojë e luftës së së përgjakshme civile që po ndodh në vend që nga viti 2013. Salva Kiir theksoi se situata e tanishme nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira, pasi askush nga populli nuk mund të shkojë në votime për shkak të problemeve të sigurisë.

Një shumë e konsiderueshme, ajo që Salva u dha deputetëve,e cila tejkalon dhjetë milionë dollarë për blerjen e automjeteve në një vend ku rrugët nuk ekzistojnë. Megjithatë, presidenti e ka justifikuar këtë shpenzim duke u shprehur se ligjvënësit duhet të kenë mundësitë për të lëvizur lirshëm. Zëdhënësi i Presidentit bëri të ditur se parlamentarët nuk mund të vazhdojnë të lëvizin me motorr.

Por duke pasur parasysh gjendjen e rrugëve, ndoshta do të ishte më mirë të investoheshin ato para për të bërë disa nga rrugët e papastra, praktike.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot