Vargjet satanike të Salman Ruzhdie në shqip

Vargjet satanike të Salman Ruzhdie në shqip
TIRANE- Magjistricat e Firences" është libri i radhës i shkrimtarit britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, që vjen në shqip përmes botimeve "Dudaj". Shtëpia botuese ka botuar katër romane të autorit dhe pret që të botojë brenda këtij viti autobiografinë e Rushdies, në një kohë që në planet e saj është edhe vepra më e kritikuar e tij, "Vargjet Satanike".

Sipas botueses Arlinda Dudaj, botimi i këtij libri është në planet e saj. Kjo do të thotë se në shqip do të vijë një libër i ndaluar në shumë vende të botës, por Dudaj thotë se nuk bëhet fjalë për botime pirate, por me të drejta autori të plota. Publikimi i "Vargjeve Satanike" në shtator të vitit 1988 shkaktoi polemika të menjëhershme në botën islame për shkak të asaj që është perceptuar si një përshkrim satirik i profetit Muhamed. Libri është ndaluar në shumë vende me komunitete të mëdha myslimane (12 në total: India, Bangladeshi, Sudani, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Kenia, Tajlanda, Tanzania, Indonezia, Singapori, Venezuela dhe Pakistani).
(dh/h/ sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza