Varhelyi takon Vjosa Osmanin: Kosova të vijojë zbatimin e reformave për hapjen e rrugës drejt BE-së

Varhelyi takon Vjosa Osmanin: Kosova të vijojë zbatimin e reformave për hapjen e rrugës drejt BE-së

Oliver Varhelyi dhe Vjosa Osmani

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi zhvilloi këtë të martë një takim me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Është vetë ai që e ka bërë të ditur ku përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ka publikuar foto nga takimi.

Në këtë takim është diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.

Várhelyi shkruan se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga plani ekonomik dhe investimeve.

"U takova me Presidenten dhe Kryetaren e Parlamentit në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Unë theksoj rëndësinë e zbatimit të reformave të lidhura me BE nga ana e Kosovës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të bashkëpunimin në rajon" - tha Varhelyi.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja