Varianti delta i ‘pamëshirshëm’! 24 qytetarë humbën betejën me COVID-19 në Kosovë, 357 raste të reja në 24 orët e fundit

Varianti delta i ‘pamëshirshëm’! 24 qytetarë humbën betejën me COVID-19 në Kosovë, 357 raste të reja në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- “Trendi negativ” i infektimeve nga COVID-19 vijon të jetë kërcënues në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur betejën me jetën, 24 qytetarë, ndërkohë që janë konfirmuar pozitiv nga virusi 357 persona.

Duke qenë se Kosova është duke u përballur me një valë të re të COVID-19, u pa e nevojshme që në vend të vendoseshin masa të reja shtrënguese për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ndërkohë për shkak të rritjes së vazhdueshme të viktimave dhe rasteve të reja, si hipotezë u hodh edhe mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në ven, megjithatë një gjë e tillë nuk do të realizohet siç raportoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Për sa i përket vaksinimit masiv të qytetarëve ai po vijon, megjithëse jo një ritmin e duhur për të arritur imunizimin e tufës sa më shpejtë të jetë e mundur.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja