Varianti delta ‘pushton’ rajonin! 11 persona humbin 'betejën' me COVID-19 në Kosovë, 14 viktima shënohen në Maqedoninë e Veriut, raste pozitive vetëm shtohen

Varianti delta ‘pushton’ rajonin! 11 persona humbin 'betejën' me COVID-19 në Kosovë, 14 viktima shënohen në Maqedoninë e Veriut, raste pozitive vetëm shtohen

Foto ilustruese

Teksa varianti delta ka “pushtuar” botën, në vendet e rajonit veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut është vënë re një rritje drastike e rasteve dhe viktimave nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19, 11 persona, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë që prej shfaqjes së variantit delta në vend.

Ndërkohë nga 10.710 testime të kryera, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.

Megjithëse procesi vaksinimit masiv po vijon normalisht, ku prej fillimit të tij janë kryer 707.793 doza të vaksinës dhe masat anti-COVID janë ashpërsuar, sërish numri i infektimeve mbetet i lartë.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, varianti delta është tashmë një kërcënim për qytetarët që ende refuzojnë të bëjnë vaksinën.

Gjatë 24 orët e fundit, 14 persona të infektuar nga koronavirusi kanë humbur jetën, ndërsa pozitivë kanë rezultuar 882 persona.

Kjo rritje e menjëhershme e rasteve ka ardhur si pasojë e përhapjes me shpejtësi marramendëse e variantit delta.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën