Varianti i ri i COVID alarmon edhe më shumë botën, njoftohet takim i jashtëzakonshëm i G7-s! OBSH paralajmëron: Vendet të marrin masa

Britania e Madhe presidente e radhës së G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë.  Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.

Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, Corona, Omikron, Britania e Madhe presidente e radhës e takimit të vendeve të G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së G7-s. Këtë të hënë ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7-s konsultohen mbi zhvillimin e ri të pandemisë, variantin Omikron. Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi tanimë rrezikun që del nga varianti i ri si "shumë të lartë". Varianti Omikron paraqet një rrezik të madh global, sipas OBSH, dhe u bëri thirrje vendeve që të marrin masa parandaluese.

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë  në një deklaratë të fundit ka bërë me dije se rreziku nga drejtuesi i ri i pandemisë  Omicron është shumë i lartë dhe mundësia për përhapjen në botë është shumë i madh.

Ndër të tjera theksohet se në varësi të karakteristikave që mund të ketë sëmundja, mund të kemi një rritje të rasteve të reja që mund të kenë dhe gjendje të rëndë.

Ndërkohë në kuadër të situatës së krijuar nga varianti i ri OBSH ka kërkuar nga 194 vendeve që të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë dhe të marrin masat e nevojshme për të siguruar shërbimet shëndetësore.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel