Varianti Omicron i koronavirusit po shpërndahet shpejt në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka gjasa të bëhet varianti dominant i sëmundjes COVID-19 deri në mes të këtij muaji. Kështu ka thënë Agjencia e Mbretërisë së Bashkuara për Sigurinë Shëndetësore. Të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar konfirmojnë se Omicroni është më lehtë i transmetueshëm se variantet e tjera, sipas agjencisë.
Studime të tjera sugjerojnë se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer janë më pak efektive në parandalimin e infeksioneve me simptoma tek njerëzit e ekspozuar ndaj Omicronit edhe pse të dhënat preeliminare thonë se efektiviteti rritet nga 70 deri në 75 për qind pas dozës përforcuese të vaksinës.
Të dhënat e fundit thonë se më 8 dhjetor janë regjistuar 568 raste që mund të jenë me variantin Omicron derisa një javë më parë kishin qenë vetëm dy raste.
“Edhe një herë, ne bëjmë thirrje që të gjithë ata që mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës, ta bëjnë atë”, tha Jenny Harries, shefja ekzekutive e agjencisë.
Agjencia ka thënë se të dhënat e tyre duhet të trajtohen me kujdes pasi gjetjet janë të bazuara në analiza të hershme në numër të vogël të rasteve.
Në veçanti, agjencia tha se shkencëtarët nuk e dijnë se sa efektive do të jenë vaksinat për të parandaluar një sëmundje të rëndë te personat e ekspozuar ndaj variantit Omicron, edhe pse thonë se pritet të jetë konsiderueshëm më i lartë se mbrojtja ndaj infektimeve të lehta./REL/
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.5%
-
Jo
20.5%
-
Ndoshta
10%
Vota total: 390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama kritikon ushqimin anglez: S’kanë faj që kur vijnë në Shqipëri thonë ‘oh sa mirë hahet këtu!’
18 Korrik, 15:46
-
Samiti i Londrës/ Rama takim 'kokë më kokë' me kryeministrin Britanik, diskutim për emigracionin dhe çështjet e sigurisë
18 Korrik, 10:13
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
Vëllezërit Tate akuzohen për evazion fiskal 21 milionë funte
9 Korrik, 10:12
-
Spahiu: Keqardhje që Sara Gëzdari humbi zgjedhjet në Londër me partinë e gabuar të Sunak
8 Korrik, 22:19
-
Keir Starmer, Ish kryeprokurori i Anglisë, djali i dy punëtorëve që do t'i bëjë Laburistët përsëri të mëdhenj! Portreti i kryeministrit të ri britanik
5 Korrik, 09:01
-
Laburistët triumfojnë në Britaninë e Madhe, Rishi Sunak humb zgjedhjet e jep dorëheqjen si kryetar! Kein Starmer kryeministri i ri: Nis ndryshimi
5 Korrik, 07:13
-
Britani/ Shkatërrohet banda e drogës, kthyen pishinën në fermë kanabisit, 2 shqiptarë dënohen me 6 vite burg, 1 tjetër pret dënimin
2 Korrik, 19:49
-
Kaos në Aeroportin e Manchesterit, fluturimet rifillojnë gradualisht pas rikthimit të energjisë
23 Qershor, 17:55
-
FOTO+VIDEO/ Qiramarrësit kthejnë banesën në ‘shtëpi bari’, pronari gjen 10 ton dhe në dhomën e gjumit
23 Qershor, 17:35
-
Dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani, kultivuan kanabis me vlerë 415 mijë paund (EMRAT+FOTO)
23 Qershor, 15:44
-
Kaos në aeroportin e Manchester-it, ndërpritet energjia elektrike
23 Qershor, 12:43