Varianti omicron, Franca shtrëngon masat anti-COVID! Çfarë i duhet udhëtarëve për të kaluar kufirin dhe a do t’i nënshtrohen karantinës të pavaksinuarit?!

Varianti omicron, Franca shtrëngon masat anti-COVID! Çfarë i duhet udhëtarëve për të kaluar kufirin dhe a do t’i nënshtrohen karantinës të pavaksinuarit?!

Foto ilustruese

Duke se COVID-19, ka vendosur “mos të na lejë rehat”, pasi pas variantit të ri Omicron, frika ndaj pandemisë është rritur.

Franca ka vendosur të shtrëngojë masat në kuadër të përpjekjes për të mbajtur situatën nën kontroll, duke lejuar të kalojnë kufirin udhëtarët e vaskinuar pa ndonjë arsye madhore të pajisur me testin PCR.

Masat e vendosura nga Republika e Francës, për hyrjet dhe daljet e qytetarëve, në kushtet e Covid-19 dhe variantit të ri OMICRON:

Nga data 02 dhjetor 2021, për udhëtimet nga vende jashtë BE, lejohet hyrja në Francë, pa patur nevojë për një arsye madhore, vetëm të qytetarëve të cilët:

  • • Kanë kryer ciklin e vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna,AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield.
  • • Personat e vaksinuar, përveç certifikatës së vaksinimit, duhet të jenë të pajisur edhe me një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.
  • • Fëmijët 6 deri 18 vjeç të cilët janë të pavaksinuar, kur shoqërohen nga prindër të vaksinuar, mund futen në territorin francez vetëm me test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit, pa patur nevojë për arsye madhore.

Ndërkohë personat e pavaksinuar duhet të paraqesin arsyen e udhëtimit, testin e PCR, si dhe t’i nënshtrohen karantinës.

Për personat e pavaksinuar me një nga vaksinat e mësipërme, autoritet franceze kërkojnë plotësimin e kritereve si më poshtë:

  • • Paraqitjen e një arsye madhore sipas formularit në linkun bashkëngjitur.
  • • Një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.
  • • Angazhimin për tu izoluar gjatë 7 ditëve pas mbërritjes në Francë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)