Varreza e kohës së bronzit, zbulimi i rëndësishëm në Himarë! Drejtori i trashëgimisë Vlorë: Gërmimet nisën 2 vite më parë, po dokumentohen

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është kryer në Himarë, ku është gjetur një varrezë tumulare që mendohet se i përket shekullit XV para lindjes së Krishtit. Në një deklaratë për mediat drejtori i Trashëgimisë tha se aktualisht po kryhet dokumenti dhe konservimi i materialeve të gjetura e më pas do të procedohet me shfaqjen e tyre për publikun.

Një tumë që mendohet se i përket periudhës së Bronzit të Vonë, shekulli XV-XII para lindjes së Krishtit si dhe disa varre ciste janë zbuluar në Himarë.  Drejtori i Trashëgimisë në qarkun e Vlorës, Orges Feimi tha se gërmim et kanë nisur rreth dy vite më parë, pasi rastësisht u konstatuan disa varre të dala në sipërfaqe nga rrjedha e përroit.

"Zbulimi arkeologjik ka ndodhur në 2018, ku gjatë inspektimeve që ne kryejmë në Himarë, pasi bashkia Himarë ka një potencial me monumente dhe site arkeologjike, rastësisht u konstatua se në shtratin e përroit Goran kishin dalë në sipërfaqe disa varre. U kryen verifikimet me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik dhe u përcoll informacion në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë. Pasi përfundoi gërmimi i shpëtimit te varreve qe ka përfunduar ne 2018 u konstatua prania e një tume dhe disa varreve te tjera ne rrjedhjen e përroit ", tha Feimi.

Feimi deklaroi se ende nuk është kryer dokumentimi i plotë i gjetjeve arkeologjike, ku përpos varreve ka edhe sende me vlerë.

"Janë  zbuluar një  grup varresh në formën e një tume ku mendohet datojnë në shekullin e XV-XII para Krishtit. Gjatë zbulimit ka pasur gjetje arkeologjike që janë në proces dokumentimi dhe konservimi dhe me pas mund t'i nxjerrim për gjithë publikun", tha Feimi.

Varreza tumulare ndodhet në vendin quajtur Ndrehora, pranë unazës së re të qytetit. Për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të qershorit u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmon ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës.

Ky është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik i 30 viteve të fundit, në një zonë të pasur me monumente e site arkeologjike.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 08/07/2020 17:56

    Mos more se na dhjete. Varret tumulare jane trashegimi Ilire dhe jo Helene. Duhen mbillur me patjeter perndrishe nuk ju hapim negociatat per ne BE.

    Përgjigju
  • Kico: 08/07/2020 17:35

    shiko se mos thote greku se jane te tiat.ruani spinal greke

    Përgjigju
  • sasha: 07/07/2020 14:42

    ca o ky spineli me, ky bo vec per banakier...clidhje ka ai me arkeologjin me???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt