Varrezat çame, Idrizi: Negociata
me qeverinë për projektin

Varrezat çame,  Idrizi: Negociata<br />me qeverinë për projektin
TIRANË - Komisioni ad hoc i konkursit “Varreza monumentale të shqiptarëve të Çamërisë në Qafë-Botë“ shpalli fituesit e konkursit të konceptimit të projekt-idesë. Varrezat monumentale janë projekti i parë i rëndësishëm që merr formën e realizimit për shqiptarët e Çamërisë që prej genocidit dhe spastrimit etnik të ushtruar ndaj tyre në fund të Luftës së Dytë Botërore nga ushtritë greke. Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se do të vijohet për realizimin e projektit dhe për këtë do të kërkohet ndihma e të gjithë shqiptarëve, si edhe e qeverisë.
“Për realizimin e këtij projekti, natyrisht që shqiptarët e Çamërisë do të kontribuojnë për të vendosur një monument respekti ndaj paraardhësve tanë që humbën jetën vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë. Natyrisht, që kemi mbështetjen edhe të sipërmarrësve e biznesmenëve nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare për ta bërë realitet këtë projekt, ndërkaq dy deputetët e PDIU-së do të negociojnë me qeverinë shqiptare që edhe ajo të marri pjesë në realizimin e këtij projekti”, tha Idrizi.
Kryetari i komisionit përzgjedhës, Artan Lame theksoi se shqiptarët e Çamërisë do të kenë një pikë pelegrinazhi për të respektuar martirin e paraardhësve të tyre.
“Komisioni përzgjedhës mori në konsideratë mendimet e dhëna nga të gjithë vizitorët e projektit, të cilët dhanë idetë e tyre nëpërmjet librit të sugjerimeve. Kështu, projekti fitues, me ndryshime të bazuara në mendimet e vizitorëve, është në këndvështrimin tonë projekti më i mirë”, tha Lame.
Konkursi është një nismë e shoqatës “Çamëria” dhe sipas kreut Ardian Tana vendosi realizimi i projektit ka rëndësi morale për të gjithë shqiptarët e Çamërisë.
“Në rrugëtimin e tyre biblik drejt Shqipërisë dhanë jetën rreth 2700 shqiptarë. Ne, sot mundësojmë realizimin e një varreze monumentale për t’i kujtuar të gjithë ata”, tha Tana.
“Patëm fatin që morën pjesë studio të njohura me punime mjaft cilësore, mbi të cilat u vlerësua edhe projekti më i mirë fitues. Ky projekt, që mbart në vetvete elementin modern, për të përçuar mesazhin e vuajtjes së shqiptarëve të Çamërisë dhe respektin mbi ta, do të pasurohet më tej, nëpërmjet punës përmirësuese që do të bëhet”, tha anëtari i jursisë, Abaz Hado.
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se do të vijohet për realizimin e projektit dhe për këtë do të kërkohet ndihma e të gjithë shqiptarëve, si edhe e qeverisë.
“Për realizimin e këtij projekti, natyrisht që shqiptarët e Çamërisë do të kontribuojnë për të vendosur një monument respekti ndaj paraardhësve tanë që humbën jetën vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë. Natyrisht, që kemi mbështetjen edhe të sipërmarrësve e biznesmenëve nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare për ta bërë realitet këtë projekt, ndërkaq dy deputetët e PDIU-së do të negociojnë me qeverinë shqiptare që edhe ajo të marri pjesë në realizimin e këtij projekti”, tha Idrizi.

ÇMIMET
Për studiot e projektimit që morën pjesë në konkurs u akorduan katër çmime: Çmimi i parë për  Ronida Myrtaj, Arkitekte dhe . Nexhmedin Musai, Piktor;
Çmimi i dytë për  Aida Kodheli, Arkitekte; Çmimi i tretë për Gjergji Caca, Arkitekt dhe  Amarildo Merizaj, Urbanist dhe Çmimi i Publikut për  Idriz Balani, skulptor dhe .Alfred Goga, Arkitekt. Projekti që do të realizohet do të jetë një ndërthurrje ndërmjet çmimit të parë dhe çmimit të publikut.

PROJEKTI
Varrezat monumentale e shqiptarëve të Çamërisë në Qafë Botë është vepra e parë që bëhet për ngritjen e një pike përkujtimore në 70 vjet pas dëbimit dhe vdekjes së shqiptarëve nga Çamëria. Gjatë dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë, vdiqën nga uria, etja dhe rraskapitja më shumë se 2700 shqiptarë dhe po aq u vranë nga forcat greke. Varreza më e madhe ndodhet në fshatin Kllogjer të Sarandës, aty ku do të ndërtohet varreza monumentale.
Konkursi u çel më 23 qershor, si pjesë e ceremonive për Javën e Çamërisë. Më 27 nëntor u çel ekspozita e projekteve që u paraqitën, e cila qëndroi hapur për një javë, ku të gjithë të interesuarit panë projektet dhe dhanë mendimet e sugjerimet e tyre, në bazë të së cilave u përcaktua “Çmimi i Publikut”. Nga tetë projektet e paraqitura, katër ishin në formën e skulpturave, ndërsa katër të tjerat në projekte të prezantuara në fotografi. Ndër to, një projekt është produkt i një studioje projektimi nga Kosova, ndërsa shtatë të tjerat nga Shqipëria.

JURIA
Juria përzgjedhëse përbëhet nga Artan Lame, kryetar, Arben Biçoku, Abas Hado, Ardian Tana dhe Daniel Gjoni. Zbatimi i këtij projekti do të jetë një ndërthurje midis çmimit të parë dhe atij të publikut dhe kap një vlerë mbi një milionë euro. Pas përfundimit të kësaj faze të përzgjedhjes së projektit fitues pritet përpunimi i këtij projekti në qeveri dhe nisja e zbatimit të tij më pas.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin