Historiani i njohur Kastriot Dervishi ka reaguar pas nxjerrjes së eshtrave dhe një medaljoni që pretendohet se i përkasin një ushtari grek të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dervishi shpjegon se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).

Reagimi:

Dragoti midis dy zhvarrimeve të viteve 1985 dhe 2018

Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).

dokumenti

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com