Pas gërmimeve për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grek në Dragot të Tepelenës, është i ftuar në Report Tv studiuese Auron Tare.

Tare ka thënë se debati për varrezat greke duhet orientuar në një tjetër këndvështrim, nuk duhet të jetë shumë pasionant, madje kam parë disa protesta, mendoj se është një ngjarje shumë normale, është një ngjarje serioze e cila i bën nder ushtrisë dhe shtetit grek e cila për qëllimet e saja shpesh herë politike dhe jo politike, vlerëson të rënët e saj në luftë.

Siç e shikoni edhe nga këto foto të medialionit me numrin 2095 PCAP i cili mban mbishkrimin “Greco”. Është pak në dilemë fakti nëse eshtrat i përkasin ushtarit grek dhe varrimi është bërë nga ushtria italiane. A ka qenë praktikë e kohës diçka e tillë?

Të dy ushtritë kanë qenë serioze, kanë pasur një arkiv mjaftë serioze për kohën, humbjet që kanë pasur, numrave etj. Mendoj se debati duhet orientuar në një tjetër këndvështrim, nuk duhet të jetë shumë pasionant, madje kam parë disa protesta, mendoj se është një ngjarje shumë normale, është një ngjarje serioze e cila i bën nder ushtrisë dhe shtetit grek e cila për qëllimet e saja shpesh herë politike dhe jo politike, vlerëson të rënët e saj në luftë.

Nëse do të kishte ndonjë protestë apo ndonjë qejf mbetje të madhe do ta kisha me shoqërinë time që unë i përkas dhe që vendi im nuk i respekton të rënët e saj siç bën pala greke. Pala jonë nuk e ka vazhduar traditën pas viteve 90, po ti shikoni varrezat tona janë për faqe të zezë.

Është turp që një vend i cili pretendon të shkoj në Evropë mes kombeve të civilizuara i lë varret në atë farë mënyre. Unë do të thosha se ky duhet të ishte orientimi i debatit sot, që aty ka pasur varre ushtarake, që aty duhet gjetur eshtrat dhe rivarrosur duke vendosur një shenjë përkujtimore, kjo do ishte gjëja më normale.

 Ata janë ushtar të rënë në luftën italo-greke gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk mund të them se Greqia mund të ketë prapavijë politike por të marri atë që meriton, të rënët e luftës janë tërhequr nga ushtria Italiane ndërsa ajo greke ka vendosur ti lëri në Shqipëri.

Ne duhet ta shikojmë problemin te vetja jonë, më kujtohet shkrimi i Peto Markos i cili thotë se varrezat e ushtarëve Italian mirëmbaheshin ndërsa ato të shqiptarëve ishin mbuluar nga bari.

Varret e ushtarakëve janë vende historike, mendoj se duhet të ketë dy muze në jug të Shqipërisë, kjo do tu mësonte fëmijëve dhe turistëve historinë. Ato ushtri kanë qenë kalimtare, ashtu siç ka qenë para 200 vjetësh përleshja midis romakëve dhe maqedonasve, pikërisht në grykën e Këlcyrës.

Si e kanë përjetuar shqiptarët në atë periudhë luftën Italo-Greke?
Shqiptarët kanë qenë spektatorë por ka pasur edhe dëme materiale dhe njerëzore sepse ishte luftë.

Folët për muze të hapur, mund të na jepni më shumë detaje?
Nga Borshi deri në Tepelenë mund të udhëtosh dhe të krijosh një memorie historike të zonës ku janë përleshur ushtritë e huaja në territorin shqiptar, psh. Ai i divizionit Italian “Giulia” dhe atij grek.

Madje përveç të rënëve grek ka pasur edhe 44 ushtarak shqiptar që kanë rënë në zonën e Leskovikut pavarësisht se kujt i shërbenin, atëherë Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia.Në gjykimin tim këto varreza duhet të përdoren vetëm për turizëm për të treguar se si ushtritë e huaja janë përleshur në territorin e Shqipërisë, kemi shembuj në disa shtete si Gjermania dhe Italia.

Në veriun e Italisë kemi sipërfaqe të mëdha me varreza të ushtarëve austro-hungarez, vizitohen nga turistët dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

Në vitin 1985 familjarët e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke kanë bërë kërkesë për të marrë eshtrat e tyre por nuk është realizuar.
Një gjë të tillë e ka bërë Italia pasi është një vend me kulturë të lartë, i tërhoqën të gjithë trupat e të rënve në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera, nuk kërkuan varreza në Shqipëri ashtu si Greqia.

Me sa kam informacion divizioni italian “Giulia” ka qëndruar për 4 muaj në jug të Shqipërisë duke u përplasur me ushtrinë greke, italianet dërgonin letra për njerëzit e tyre, ata kaluan vështirësi për shkak të ushqimit, të ftohtit dhe veshjeve që ishin vjetruar.

Prandaj në gjykimin tim duhet të ketë dy muze në jug të Shqipërisë si për grekët ashtu edhe për italianët sepse është një zonë me vlera historike për përplasjen e shteteve të huaja në vendin tonë.


VIDEO/ Emisioni "45 Minuta", në studio studiuesi Auron Tare