Varrezat murale, Bozdo: Projekti
nisi  në 2014, me vlerë 3 mln Usd

Varrezat murale, Bozdo: Projekti<br />nisi  në 2014, me vlerë 3 mln Usd
Partia Demokratike e cilëson mburrje  me projektet e Bashës, nga  kryebashkiaku Veliaj  për  ndërtimin e  varrezave murale në Sharrë  dhe Tufinë. Ish nënkryetari I bashkisë Enno Bozdo  thotë se ky  projekt ka nisur në shtator të 2014 dhe ishte një invetsim prej 3 milion dollarësh.  Sipas  Bozdos  projektet për të dy varrezat mundësojnë zgjerimin me një sipërfaqe afër 10 mijë metër katror në  varrezat e Tufinës, dhe 15 mijë metër katror në Sharrë. Projekti parashikonte edhe varrezë murale. Bozdo thote se Veliaj deri me sot vetëm ka mashtruar kryeqytetasit. 


Ja deklarata e PD-së
Kryemashtruesi i Bashkisë se Tiranës vazhdon të mburret me punët e të tjerëve sepse për vete s’ka asgje për të treguar përveç pazarit për rritjen e çmimit të biletave dhe konçesionit për parkun Rinia.

Është aq i pacipë në genjeshtrat e tij sa një projekt që është drejt fundit e shet si punë të tij. Këtë bëri sot me varrezat e Tufinës kur i vetmi kontribut i tij ishte bllokimi i shpronësimit dhe buxhetit për këtë projekt për 7 muaj derisa u zhbllokua me vendim gjykate. Ftoj sot të gjithe mediat ato që ende besoj tek misioni i tyre i informimit të vërtetë të qytetarëve dhe s’janë peng i Veliajt ti referohen kronikave të shtatorit 2014 kur kanë pasqyruar nisjen e punimeve për realizimin e projektit të rehabilitimi dhe ndërtimit të varrezave murale në Sharrë dhe Tufinë.

Projekti për sistemimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës ishte një investim prej 3 milionë dollarësh i Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Lulzim Basha. Është realizuar rehabilitimi, sistemimi ndriçimi gjelbërimi, shtrimi i rrugëve të brendshme, rrethimi i jashtëm, dhe është mundësuar një sipërfaqe për shërbimet e fundit, për familjet gjithashtu. Projektet për të dy varrezat mundësojnë zgjerimin me një sipërfaqe afër 10 mijë metër katror në  varrezat e Tufinës, dhe 15 mijë metër katror në Sharrë.

Projekti parashikonte edhe varrezë murale. Pra Veliaj vazhdon të bëjë të vetmen punë që di të mashtrojë qytetarët siç bëri  kur u betua dhe përbetua se nuk do ta rriste çmimin e biletës por as 24 orë më pas pasi siguroi rryshfetin e dëshiruar rriti çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës.​


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital