Të afërmit nuk mund të vizitojnë varrezat e qytetit dhe ata që ndahen nga kjo jetë nuk kanë ku të varrosen, pasi një banor, i cili pretendon pronësinë e tokës së shfrytëzuar për varreza u ka vënë kyçin atyre.
Prej një viti janë mbyllur të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale por vetë pronari nuk ka marrë para për tokën që përdoret nga bashkia për varreza.
"Varrezat i kam mbyllur se është në pronësinë time dhe ka 10 vjet që ma ka mbyllur bashkia dhe nuk më japin paratë. Tokën mua ma ka marr bashkia e Kukësit. Kam vendim të këshillit bashkiak, komisionit të kompensimit dhe kthimit të pronave që është prona ime" thotë Hazir Zeneli, pronari i Tokës së Varrezave.
Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim nga Bashkia e Kukësit për mënyrën se si do të zgjidhet ky problem. Deri në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet pronarit të tokës dhe Bashkisë varrezat e qytetit do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com