Varri i dëmtuar në Kishën e Pllanës
Ministria Kulturës: Jo momunent

Varri i dëmtuar në Kishën e Pllanës<br />Ministria Kulturës: Jo momunent
Pas raportimit  të ditës së djeshme për dëmtimin e Kishës së Pllanës në qytetin e Lezhës ka reaguar ministria e Kulturës e cila përmes një njoftimi për mediat sqaron se nuk ka asnjë prekje të saj as tentativë plackitjeje, por është dëmtuar një varr i vjetër i një banori të fshatit.

Specialistët e DRKK në Shkodër kanë inspektuar të shunën kishën dhe nuk kanë konstatuar asnjë dëmtim të dy varreve momuntale të priftërinjëve brenda kishës sipas Minsitrisë.Ndërkohë shkruan Ministria në njoftimin e saj Është dhunuar një varr i vjetër i një banori të fshatit, i quajtur Lekë Martini, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, rimarrë si informacion  nga pasqyrimi në media ditët e fundit.

“Nga bisedat me banorë të zonës mësohet se prej disa  kohësh në zonën përreth ka kërkime dhe janë kryer gërmime  për gjetjen e varrit të një ushtari austriak, person i shpallur i humbur që nga Lufta  e Parë Botërore”-shkruan ministria

kisha pllanes
(Në foto Kisha dhe oborri i brendshem)

Ndërkohë ministria vëzhgimin e saj e fakton edhe me fotografi  të pjesës së kishës nga brenda dhe varreve të cilësuar si të plackitur dhe dëmtuar

kisha pllanes

Ndërkohë një ditë më parë u raportua se Varri 500-vjeçar i cili ndodhet pranë kishës së Shën Venerandes në Pllanë të Lezhës, ishte dhunuar barbarisht në kërkim të sendeve me vlerë. Në këtë varr ndodhen eshtrat e 4-klerikëve të kësaj zone, ndërsa së bashku me kishën e cila është ndër më të vjetrat në Ballkan janë të shpallura edhe monument kulture që mbrohen nga shteti. 
kisha pllanes
(Hyrja e Kishës)

kisha pllanes
(Foto varri i pa dëmtuar)

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!