Varri masiv në Dajt, gjendet
gëzhoja, 13 skeletet pa emra
13 skeletet e varit masiv që u zbuluan në Shkurt 2010 të paidentifikueshëm. Prokuroria e Tiranës, mbylli hetimet se s’kishte prova. Eshtrat në laburator. Prokuroria ekspertim balistik, por mungon arma për të bërë krahasimet e nevojshme (Në foto: Eshtrat e gjetura në Dajt, shkurt 2010)
TIRANE- Eshtrat e 13 skeleteve që u nxorën nga një varr masiv në vitin 2010, duke se janë rivarrosur sërisht, ku këtë herë ato prehen të qeta në ambjentet e laburatorit të mjekësisë ligjore. Për gati një vit hetime prokuroria dhe policia e Tiranës, nuk kanë arritur të gjejnë autorët e këtij krimi, edhe pasi janë bërë të gjitha ekzaminimet e plumbave të gjetura në kafkat e skeleteve. Në këtë ngjarje jo vetëm që autorët e krimit mungojnë, por nuk u arrit të zbardhet ansjë nga identitetetet e 13 skeleteve, për shkak se periudha e ekzekutimit të tyre mund të jetë 10 deri në 20 vite. Falë një hetimi profesional, prokuroria e Tiranës arriti të bëjë të gjitha ekzaminimet e nevojshme deri tek ekspertimi i gëzhojave të gjetura, por në fakt ishte e pamundur për të gjetur armën që ka bërë qitjen, prej nga do bëheshin dhe krahasimet balistike. Momentalisht kjo dosje është pezulluar që në datën 15 dhjetor 2010, dhe se prej dy vjetësh 13 skeletet qëndrojnë sërisht pa emër, jo më në tokë por në sipërfaqe.
GJETJA E PLUMBITVendi i ngjarjes është një siperfaqe e madhe afërsisht rreth 2500 m katror dhe e gërmuar në formë të çrregullt ku dallohen gropa të hapura dhe masive dheu të grumbulluara në vende të caktuara. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar një copë metalike dhe një gëzhojë metalike e ndotur në baltë e ngjashme me ato të modelit 54 kalibër 7.62 mm, prova të cilat më pas bashkë me eshtrat e tjera të sekuestruara më parë janë dërguar me vendin përkatës për ekzaminime të mëtejshme pranë mjeksisë ligjore Tiranë. Nga policia gjyqësore krahas veprimeve hetimore në vendgjarje gjatë hetimit paraprak janë pyetur dhe u ripyetur disa shtetas të ndryshëm që kanë dijeni për këtë ngjarje. Konkretisht është pyetur shtetësja Katrina Pepkolaj ,punonjëse e morgut pranë spitalit të mjeksisë ligjore e cila pohon se më datë 06.02.2010 pranë këtij morgu janë paraqitur shtetasit Jovan Plaku dhe Agim Gjikopulli dhe kanë dorëzuar thasët me eshtrat e mësipërme. Janë marrë deklarime edhe shtetasit Jovan Plaku i cili ndër të tjera pohon se babai i tij
Koco Plaku është pushkatuar nga regjimi komunist më datë 28.06.1976 me vendim gjykate të asaj kohe. Në të njëjtën linjë ka qëndruar dhe dëshmitari Agim Gjikopulli, i cili pohon se pas ardhjes së demokracisë kanë bërë kërkime për gjetjen e eshtrave të baballarëve të tyre.
EKSPERTIMI I GEZHOJESGjatë hetimeve paraprake janë bërë edhe vendimet për ekspertimet mjeko-ligjore dhe balistike për provat e sekuestruara. Pas administrimit të akt ekspertimit balistik Nr 1580 datë 22.02.2010 rezulton se gëzhoja e sekuestruar objetk ekspertimi është qitur nga një armë zjarri, që duhet të jetë pistoletë e tipit TT, model 54, kalibër 7.62 mm. Identifikimi i armës konkrete që e ka qitur këtë gëzhojë nuk është e mundur të realizohet, pasi ajo nuk paraqet karakteristikë të lëna nga pjesët e mekanizmat e armës që e ka qitur këtë, pasi ato janë pa vlera identiñkuese. Janë administruar tabela e kqyrjes së vendit të ngjarjes, të këqyrjes së eshtrave. Janë administruar akt ekspertimet mjeko ligjore Nr 232-244 viti 2010, gjithsej 13 akte mbi ekzaminimin e mbetjeve skeletike të personave të panjohur pas zhvarrimit të varrezave në fshatin Qesarake, Komuna Dajt dhe në konkluzionet e tyre është përcaktuar se eshtrat objekt ekspertimi paraqiten me thyerje dhe ngrënje të shumta, janë me origjinë njerëzore dhe u përkasin njerëzve të rritur. Sipas aktit të ekspertimit, shkencërisht s’mund të përcaktohet me saktësi koha e vrasjes, por mendohet se ajo mund të ketë ndodhur në 10-20 vite më parë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1425
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat me kallashnikov në autostradën Vlorë-Fier, 30-vjeçari vritet brenda makinës, autorët qëlluan breshëri drejt tij përreth 1 kilometër (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04