GJIROKASTËR- Në Bularat kanë mbërritur 5 autobusat e parë me grekë, pasagjerët e të cilit do të marrin pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas.
Ndërkohë që në kufi ka qënë 6 persona, të cilët janë kthyer nga autoritetet shqiptare në kufi pasi mbanin veshur bluza anti-kombëtare.
Autobusi i parë nga Greqia ka mbërritur rreth orës 3:30, ndërkohë që siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv në fshat kanë mbërritur nga mediat greke dhe mbështetës të grupeve nacionaliste që mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse greke.
.jpg)
.jpg)
Nacionalistët me flamur në Bularat
Flamuri i kishës ortodokse që mbajnë veshur grekët në Bularat
Lajmi kryesor:
Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije











