Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas varrimit të ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës. Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook i cili i kërkon Ramës që të ndërhyjë shteti shqiptar para provokimit të ekstremistëve grekë.
Rama thotë se shteti shqiptar nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh. Kryeministri thotë se qytetarët e Bularatit janë qytetarë të nderuar të Shqipërisë. Rama thotë se ata që ngritën sot në Bularat flamurin e Vorio-Epirit janë disa të pagdhendur që ulin dinjitetin e flamurit të tyre.
Reagimi në Facebook-un e Ramës
Komentuesi: Nderhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.
Përgjigja e Ramës: Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote
mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.
E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.
Reagimi i Ramës për varrimin e Kacifas
Lajmi kryesor: