Varshavë, NATO konfirmon
vazhdimin e misionit në Afganistan

Varshavë, NATO konfirmon<br />vazhdimin e misionit në Afganistan
Aleanca e Atlantikut të Veriut do të vazhdojë misionin e saj në Afganistan. Lajmi u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i NATOS Jens Stoltenberg gjatë samitit që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Ne do vazhdojmë të mbështesim qeverinë afgane, por presim hapa të tjerë për përmbushjen e reformave. Nato do të financojë Afganistanin me rreth 5 miliardë euro deri në vitin 2020” u shpreh Stolenberg.

Shtetet që do të drejtojnë angazhimin në Afganistan janë Gjermania, Italia dhe Turqia. Më tej, sekretari i Natos konfirmoi se Kanadaja do të komandojë batalionin e NATO-s në Letoni, Gjermani, Lituani, Britani të Madhe, Estoni ndërsa SHBA do të komandojë në Poloni.

Aleanca 28-kombëshe pritet të vendosë katër batalione me 4,000 trupa ushtarake në shtetet baltike dhe në Poloninë lindore për t’i garantuar qetësi vendeve anëtare lindore të NATO-s. Ndërsa mediet ruse e kane komentuar Samitin krejtësisht të fokusuar në pjesën ushtarake, ndërkohë që liderët e NATO-s theksuan se nuk duan të nisin luftën e dytë të ftohtë, por kërkojnë të rifitojnë dialogun me Moskën. Pjesëmarrësit gjatë samitit të Varshavës theksuan rëndësinë e unitetit dhe kohezionit të Natos për të përballuar sfidat lidhur me sigurinë, luftën kundra terrorizmit dhe krimit kibernetike.
 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull