POLONI - Shërbimet Sekrete polake kanë bërë të ditur se kanë parandaluar një atentat dinamiti kundër parlamentit në Varshavë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e përgjegjësit të planit dhe gjithashtu dhe dy bashkëpunëtorëve të tjerë.
Prokurori polak Mariusz Krason, në një konferencë për shtyp, tha se personi i arrestuar është i moshës 45 vjeç, profesor në Universitetin e Krakovies dhe ekspert në fushën e eksploziveve. Ai kishte planifikuar të hidhte në erë një makinë të mbushur plot e përplot me 4 tonelata eksplozivi pranë parlamentit.
Ekstremisti ksenofobian ndoshta është frymëzuar nga Breivik, njeriu që tronditi Norvegjinë vitin e kaluar. Anders Breivik, 33 vjeç, i cili ka përgjegjësinë për vrasjen e 85 personave në një takim rinor të Partisë Laburiste në Utoja, si dhe për shpërthimin në ndërtesat e qeverisë në Oslo ku humbën jetën 7 persona.
(l.c/ad.ti shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com