Polonia dhe Ukraina arritën një marrëveshje lidhur me kalimin përmes territorit të Polonisë të automjeteve që eksportojnë grurë nga Ukraina. Në marrëveshje edhe me Lituaninë Polonia dhe Ukraina ranë dakord që të përshpejtojnë tranzitin e eksporteve për tregjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme përmes Polonisë. Duke filluar nga e mërkura (04.10) automjetet që do të transportojnë drithëra nga Ukraina për në portet lituaneze nuk do të kontrollohen më në kufirin polako-ukrainas, u shpjegoi gazetarëve ministri i Bujqësisë i Polonisë, Robert Telus.
Sipas marrëveshjes "përgjegjësinë e plotë" për kontrollin e mallrave do ta marrë Lituania. Polonia do të vazhdojë të lejojë korridoret për kalimin tranzit "sepse kjo është e mirë për fermerët polakë, për Ukrainën, për Bashkimin Evropian dhe për të gjithë botën" - tha Robert Telus.
Për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës rruga klasike për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është bllokuar pasi Moska e anuloi marrëveshjen për eksportin e drithërave në korrik.
BE-ja vendosi kufizime tregtare ndaj Ukrainës për transportin e drithërave me rrugë tokësore, në mënyrë që të mbronte fermerët në vendet tranzit - ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania. Drithërat nga Ukraina lejohej që të transportoheshin nëpër këto vende, por jo të shiteshin atje. Kur mbaroi afati i kufizimeve për shtitjen e drithërave në këto vende Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e zgjatën ndalimin duke shkaktuar tensione diplomatike me Kievin./DW
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Putin: Ka rezultate, por është e pamundur të zgjidhen shumë çështje pa rritur nivelin e besimit mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Shkurt, 15:33
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
-
Takimi në Riad për paqen në Ukrainë, Agim Nesho: SHBA dhe Trump duan të ndajnë Rusinë nga Kina! Europa dhe Zelensky do jenë pjesë e bisedimeve me Putin
19 Shkurt, 12:28
-
Përse Donald Trump nisi një sulm frontal kundër presidentit Zelensky?
19 Shkurt, 12:12
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit
19 Shkurt, 08:32
-
Plani SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë/ Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në tryezën e negociatave? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë
18 Shkurt, 23:03
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt, 21:22