Varufaqis: Krenar për qëndrimin e Merkelit ndaj refugjatëve

/ATSH-AFP/ - Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufaqis deklaroi se ndihet krenar si shtetas evropian ndaj qëndrimit të kancelares gjermane, Angela Merkel për çështjen e refugjatëve.
Varufaqis, i cili ka kritikuar në mënyrë të ashpër vijën politike të Merkelit dhe të ministrit të Financave, Wolfgang Schauble për menaxhimin e krizës greke, tashmë vlerëson kurajën politike përballë fluksit të refugjatëve në Evropë, në një intervistë për të përditshmen gjermane "Die Welt".
"Si evropian, mënyra në të cilën kancelarja Angela Merkel po përmbush këtë çështje delikate më mbush me një ndjenjë të fortë krenarie. Do të dëshiroja që gjithkush në Evropë të bënte të njëjtën gjë", u shpreh ai për të përditshmen konservatore.
"Ajo ka vepruar siç ne të gjithë duhet të sillemi në Evropë. Ajo nuk është përpjekur t'ia parashtrojë problemin një vendi tjetër, por ta trajtojë me prioritet si një problem evropian", tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë