Vasil Shkurtaj largohet nga Superliga, sulmuesi firmos në Qipro

Vasil Shkurtaj largohet nga Superliga, sulmuesi firmos në Qipro

Vasil Shkurtaj

Vasil Shkurtaj është larguar nga Laçi dhe sulmuesi do e vijojë karrierën në Qirpo. 31-vjeçari do jetë për të paktën dy sezone pjesë e ENAD Polis Chrysochous FC, në ligën e dytë të futbollit në ishull.

I lindur në Chania të Kretës (Greqi), shqiptari ka një karrierë të gjatë edhe në Superligë, ndërsa në 13 raste ka qenë pjesë e Kombëtares U-21. I formuar te moshat e Ajax në Amsterdam, Shkurtaj kaloi te të rinjtë e Olympiacos dhe Lazios, para se në 2010 të ishte pjesë e Panionios.

Karriera e tij profesioniste vijoi në ekipe si Thrasyvoulos apo Platanias në Greqi, teksa më pas kaloi në Portugali me Vilaverdense dhe Tondela. Vitet 2014-2016 e gjejnë sulmuesin me ekipe si Niki Volos, Asteras Tripoli apo Skoda Xanthi në Greqi dhe më pas te Aris Limasol në Qipro. Në verën e 2016, Vasil Shkurtaj u bashkua me Luftëtarin e Gjirokastrës dhe më pas me Kukësin në Superligë, para se të kalonte te JX Beidamen në Kinë.

Në 2022 ai u rikthye sërish te Kukësi, ndërsa sezonin e shkuar e mbylli me Laçin. Duket se për dy sezonet e radhës Shkurtaj do vijojë rrugëtimin e gjatë në futboll me ENAD Polis Chrysochous FC në Qipro.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Tusk pas samitit në Paris: Këndvështrime të ngjashme nga të gjithë liderët evropianë! Marrëdhëniet BE-SHBA kanë hyrë në një fazë të re

Tusk pas samitit në Paris: Këndvështrime të ngjashme nga të gjithë liderët evropianë! Marrëdhëniet BE-SHBA kanë hyrë në një fazë të re