Vasili:'Eja kënga ime’,ky është
skaneri i pamëshirshëm ku jetojmë
Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili në një status në FB ka publikuar një poezi të Jorgo Bllaci me titullin ‘ Eja kënga ime’.Përmes kësaj poezie Vasili vlerëson se është skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë.Në poezi shkruhet se jetojmë në një rrëmujë, vrasësi hiqet për viktimë, servilët dalin porsi minjtë nga skutat . Ndërsa në fund të poezisë bëhet thirrje për tu larguar në një vend ku ka paqe dhe prehje.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili në një status në FB ka publikuar një poezi të Jorgo Bllaci me titullin ‘Eja kënga ime’.
Përmes kësaj poezie Vasili vlerëson se kjo poezi është skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë.
Në poezi shkruhet se jetojmë në një rrëmujë, vrasësi hiqet për viktimë, servilët dalin porsi minjtë nga skutat .
Ndërsa në fund të poezisë bëhet thirrje për tu larguar në një vend ku ka paqe dhe prehje.
Postimi i Plotë Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë:
EJA KENGA IME!...
Jorgo Bllaci
Eja kënga ime, s'kemi ç'rrimê,
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim!
Ku tê përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj nga prostitutat,
Ku tê marrë e të urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,
Se luftuan vrimash, si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u sulen,
Per t'u hequr me tërbim patkonjtë...
Ku gjithkushi klith e shfryn paprerë,
Me një duf që mëshirona o zot!
Eja kënga ime, kaq poterë,
Unë e ti nuk e durojmë dot!
Se jo pakëz jeta na ka vrarë...
Ndaj, le t'ikim ku s'na sheh njeri!
Mbase larg në pyjet magjistarë,
Do të gjejmë prehje dhe qetësi!...
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.9%
-
Frikë se humbin
42.5%
-
Arsye të tjera
8.6%
Vota total: 689
Lajme të tjera
-
Armaldo e ka një emër për banoren më seksi të Big Brother VIP: Do lidhesha me të nëse s'do isha martuar! Kush s'do e donte në krah
29 Mars, 09:03
-
Raporti/ Inteligjenca artificiale 'mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune'
29 Mars, 08:51
-
Harta e re gjyqësore, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi
29 Mars, 08:37
-
Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, nesër mbahet seanca për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha
29 Mars, 08:24
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele
29 Mars, 08:02
-
A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
29 Mars, 07:54
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Lufta/ Zelensky fton Xi Jinping: Gati për të biseduar! Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë
29 Mars, 07:42
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara bashkë me këshilltarët, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, s'na informoi
29 Mars, 07:27
-
Temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
29 Mars, 07:18
-
Mund të takoni dikë të ri që do t'ua bëjë zemrën të rrahë më shpejt, shenjat me fat në dashuri sot
29 Mars, 07:14