Vasili: Aleatët besuan programin
Bogdani: I morët nga frika e votës

Vasili: Aleatët besuan programin<br />Bogdani: I morët nga frika e votës
TIRANE - Pas zyrtarizimit të koalicioneve zgjedhore të 21 qershorit ku e majta ka në përbërje 30 parti ndërsa e djathta 15 parti politike, deputetë të parlamentit shqiptar në kahe të kundërta e komentojnë në këtë mënyrë këto formacione.

"Ka qënë një adirim i vullnetshëm i të gjithë focave politike që besojnë në atë program të mazhorancës. Qoftë në programin qeverisës, qoftë në mënyrë të veçantë për atë program që ajo ka për pushtetin vendor i cili është tërrësisht i riformatuar. Ka një pamje krejtësisht të rë, ka një lëgjislacion të ri". - deklaroi Petrit Vasili.
 
"Numri i madh i partive në koalicionin e majtë, por jo vetëm numri, përnërja është më e rëndësishme për mendimin tim. Fakti që në këtë koalicion ka parti që kanë bërë pirueta politike. Tregon se sa i dëshpëruar ka qënë kryeministri, për të mbledhur sa më shumë vota në mendjen e tij sepse kam përshtypjen në mendjen e qytetarëve është shumë më ndryshe".
- tha Bogdani

 
Në intervistë për A1Report kryetari i grupit të LSI Petrit Vaisli thotë se prirja e partive për t’iu bashkuar aleancës së majtë tregon se kjo është alternativa më e mirë për qytetarët ndërsa deputeti demokrat Gerti Bogdani thotë se kryeministri Rama ka mbledhur të gjitha partitë për të marrë votat pasi i trembet rezultatit të 21 qershorit.

Por fushata më e nxehtë është në kryeqytet. Ndërsa shtabi i punës për kandidatin e djathtë Halim Kosova ka nisur punën dhe po merret me këtë proces, LSI do të jetë në mbështetje totale të kandidatit të majtë Erion Veliaj.

"Dallimi besoj që është shumë i qartë që në start, reputacioni është komplet i ndryshëm mes njërit dhe tjetrit dhe ato cfarë i ofrojnë qytetit janë nata me ditën" - deklaroi Bogdani.
 
"Do të ketë një angazhim ligjor, ashtu siç është dhe në traditën më të mirë të LSI. Duke mbështetur rastin konkret edhe një kandidaturë e cila është një kandidaturë me të tëra përbërsit e duhur, qoftë në planin politik por dhe në planin e aftësive mexhaneriale  që është kandidatura e zotit Veliaj". - tha Vasili.

Koalicioni i majtë i cili shkon në zgjedhje me 39 parti politike shkon në këto zgjedhje si “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.
 
Nga ana tjetër koalicioni i djathtë shkon në zgjedhjet e 21 qershorit si “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” dhe ka në përbërje 15 parti politike. Ndërkaq në zgjedhje lokale të 21 qershorit PSD e Skënder Gjinushit, PKD e Mark Frrokut dhe PBDNJ e Vangjel Dules do të shkojnë të vetme në këto zgjedhje. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar