FIER - Kandidatit të LSI, Petrit Vasili, i shoqëruar nga kandidatët Robert Bitri dhe Fred Çuko ka vizituar dje fshatin Strumë të rrethit të Fierit. Gjatë takimit, ai është njohur me një fermer, Astrit Ruko, i cili ka mbledhur rreth vetes shumë fermerë të tjerë, të cilëve iu grumbullon, magazinon dhe tregton më tej prodhimet e serave të tyre.

Gjatë vizitës në qendrën e grumbullimit të prodhimit të serave të fermerit, është vlerësuar iniciativa e ndërmarrë prej tyre, por është shtruar domodsoshmëria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të programuar të këtij sektori.

Nisur nga ky shembull, kandidati i LSI, Petrit Vasili,u shpreh se, "bashkimi i fermave bujqësore përmes investimeve të reja sjell rritjen e prodhimit bujqësor, ul çmimet në treg, si dhe rrit eksportet".

Ai ka shpjeguar se në programin e LSI synohet aplikimi i skemës së granteve, subvencioneve dhe kredive me interes të ulët 3%, që rrit prodhimin bujqësor blegtoral dhe shton numrin e fermerëve dhe krijon vende të reja të punës në industrinë agro-përpunuese.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)