Vasili betohet para Presidentit
zyrtarisht Ministër i Drejtësisë

Vasili betohet para Presidentit<br />zyrtarisht Ministër i Drejtësisë
Petrit Vasili u betua sot para Presidentit të Republikës duke marrë zyrtarisht postin e Ministrit të Drejtësisë.
 
Kuvendi miratoi dje me 76 vota pro, dekretin e Presidentit që emëron Petrit Vasilin në postin e Ministrit të ri të Drejtësisë.

Petrit Vasili zëvendësoi në këtë post Ylli Manjanin.
 
Dekreti i shkarkimit të Manjani u miratua dje me 74 vota pro, 3 vota kundër dhe 1 abstenim.
 
Ylli Manjani u shkarkua nga Rama ditën e hënë, ndërsa akuzoi kryeministrin se vendimi ishte hakmarrje, pasi foli pa leje dhe lëshoi akuza për kanabisin dhe Balilin.
 
Në motivacionin zyrtar kryeministri Edi Rama renditi tre arsye në motivacionin e shkarkimit të Ylli Manjanit.
 
Cilësia në bashkëqeverisje, koordinimi i punës me Kuvendin dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi, janë arsyet që sipas kreut të qeverisë çuan në shkarkimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
 
Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërorë e grupet e interesit, për çuarjen përpara të reformës në drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me ministrin Vasili”.
 
Petrit Vasili vjen në detyrën e re, pasi më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, e cila ka qenë kryefjala e 2 viteve të fundit, ndërsa do të vazhdojë që të jetë edhe në vazhdim, pasi po ndërtohen institucionet e reja.

[gallery]20887[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk