Vasili:Buxheti për pasanikët,
varfëron ​familjet e shqiptarëve

Vasili:Buxheti për pasanikët,<br />varfëron ​familjet e shqiptarëve<br>
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar para gazetarëve dhe publikut lidhur me buxhetin e vitit 2018.

Vasili ka thënë se ky buxhet favorizon klientët pasanik dhe jo shqiptarët. Dje është vendosur kundër qytetarëve, dje familjet shqiptare janë varfëruar më shumë.

Vasili shpjegon se me buxhetin prej 100 milion euro që jepet për konçesione mund të ndërtoheshin dy spitale moderne çdo vit.

Fjala e plotë:

Qeveria dhe klientët pasanik të saj u vendosën në njërën anë dhe të gjithë shqiptarët e zakonshëm u vendosën në njërën anë.

Pra dje u vendosën në mënyrë të qartë kundër qytetarëve, dje familjet shqiptare u varfëruan më shumë, por përfundimisht humbi edhe shpresën, dhe me siguri mund ta them se ky buxhet po ecën në rrugën kundër familjes shqiptare.

Ky buxhet përfundimisht është dekretituar dhe ka rënë, edhe buxheti i parë duhet të ishte pjesë e tepsisë hetimore edhe këtyre zotëve të ligjit që janë. Kemi të njëjtin organizim të madh shëndetësorë ashtu si sigurimet shoqërore, nuk ka asnjë vepër infrastrukturore në shëndetësi.

Kanë kaluar katër vjet pa bërë asnjë vepër të re shëndetësore, asnjë spital të ri, asnjë vepër të rëndësishme, nuk ndodhi asnjë revolucion teknologjik ashtu si ai i vitit 2011, ju u investuan në infrastukturën shëndetësore, sepse nuk ka para për të ndërtuar spitale.

Dikush mund të pyes me të drejtë nëse ka para, por unë them me siguri se ka para. 100 milion euro që jepen për konçesionet mjaftojnë për të ndërtuar dy spitale super moderne vit për vit.

Pyetja tashmë tradicionale se nëse do bëhemi pjesë e protestës, ne kemi qenë pjesë e reagimit të madh popullor, para pak ditësh ne patëm një konventë kombëtare, ku morën pjesë mijëra njerëz, të cilët janë refuzues të rreptë të këtij pushteti.

Por problemi nuk është ky por, çdo familje shqiptare ka marre një shuplak, ka marrë një moment të ri dëshpërimi dhe jo shprese.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat