Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha është miratuar në mënyrë unanime bërja transparente e të gjitha financimeve dhe shpenzimeve të partisë.
Në një dalje për mediat Vasili tha se nëpërmjet faqes zyrtare do të bëhen publike të gjitha financimet për aktivitetet dy ditë pas aktivitetit. Në fjalën e tij Vasili theksoi gjithashtu se do të kufizohet përfshirja e biznesmenëve në politikë.
Vasili tha se LSI mbështet procesin e dekriminalizmit dhe se nuk pranon përfaqësi personash me rekorde kriminale në parlament
Edhe kreu i LSI-së që në krye të fjalës së tij të mbledhjes tha se, çdo financim dhe shpenzim do të bëhet publik në faqen zyrtare të partisë. “Lidhur me financimin e parisë duke qenë se është një element themelor i transparencës dhe në të gjithë mjediset politke, duke vendosur nga sot e në vazhdim që çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparence dhe publike ndaj cilido që ka interes të njihet në këtë proces. Në faqen zyrtare të LSI do të ketë një dritare “financat dhe buhxeti i LSI”, ku do të shfaqen të ardhurat, nga buxheti i shteti, donacionet dhe cdo formë tjetër. LSI do të miratojë projektbuxhetin me rastin e projektbuxhetit të 2016. Do të bëjë publike shpenzimet të çdo aktiviteti të saj jo më vonë se 2 ditë nga organizimi i tij”, tha Meta.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com