Vasili: Dekriminalizimi bie mbi
përgjegjësi individuale jo partiake

Vasili: Dekriminalizimi bie mbi<br />përgjegjësi individuale jo partiake
Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit që mund shoqërohet me largimin e deputetëve të caktuar, nuk do të ketë asnjë pasojë për vijëmësinë e Parlamentit dhe integritetin moral të tij. Kështu ka deklaruar nënkryetari I LSI-së, Petrit Vasili në emisionin “Rreze dielli” në Report TV. Sipas numri dy të kësaj partie, përgjegjësia e kriminalizimit është çështje individual, jo partiake

"Përgjigjësitë janë individuale dhe jo partiake.Sot parlamenti shqiptar për një arsye për një tjetër janë në prag lënie mandati për një arsye një tjetër.Un mendoj se nuk është çështje e integritetit të parlamentit, përkundrazi duke miratuar ligje të tilla jemi në rregull.Sbesoj se ka ndodnjë nga ju që thotë se rekorden kriminale lindën në 2013.Fakti që ky parlament merr vendime kaq madhore si reforma në drejtësi vë dy kolona në parlament që të gjithë të tjerat nuk e bënë "-tha Vasili

Në lidhje me përpjekjet për dëmtimin e imazhit të LSI-së, Vasili u shpreh se goditjet vijnë nga politika. Ai nuk përmendi asnjë parti politike që është pas këtyre sulmeve.

"Artificalitete për të goditur LSI nuk shkojnë. Kemi një publik që tregon veprimet në rradhe të parëe. Meta ka thirrur politikën në apel dhe shqiptarët kërkojnë analizën politike kërkojnë të dijnë se ku financon partia.Dua të shtoj diçka LSI zhvillon identitetin e saj politik, por edhe ushqen ideologjinë e saj"-tha Vasili

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike