Vasili: Gati të lë Ministrinë e
Drejtësisë nëse i shërbej krizës

Vasili: Gati të lë Ministrinë e<br />Drejtësisë nëse i shërbej krizës
LSI vlerëson ofertën e eurodeputetëve të PPE-së për zgjidhjen e krizës në vend, dhe thekson se është e gatshëm të sakrifikojë pushtetin e saj.

Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha dje në një komunikim me gazetarët se ai vetë është i gatshëm të lërë postin ministror, nëse kjo gjë i shërben zgjidhjes së krizës.

“Le të fillonte zgjidhja në qoftë se ishte e domosdoshme që nga pozicioni që unë mbuloj sot si Ministër i Drejtësisë. Çfarëdo gjëje që do të ndihmonte është e mirëpritur”,-tha Vasili.

Ai sqaroi se Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të zhvillojë ture në të gjithë vendin për tu përshëndetur me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së. Vasili sqaroi se ky proces do të vijojë deri në 23 korrik.

“Meta ka vendosur që të gjithë periudhën që gjendet përpara deri në mandatimin e tij si President i Republikës, duke qenë se ai ende është deri në datën 23 korrik anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai do të ndërmarrë një tur të gjerë takimesh falënderimi, për të gjithë mijëra anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët, falë të cilëve fuqia e arsyes dhe e forcës politike të Ilir Metës mori një fuqi të madhe politiko-institucionale, që i shërbeu në mënyrë të jashtëzakonshme vendit dhe qëndrueshmërisë së tij”,-tha kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili.  

Ka pasur tre orë negociata intensive, nga ana e mazhorancës dhe opozitës. LSI a ka qenë dakord për këtë propozim të ri, që i është bërë nga ana e kryeministrit Rama opozitës, për tërheqjen, apo le të themi rrëzimin e mundësisë për shtyrjen e zgjedhjeve dhe kalimin nga postet e katër ministrive në rang të 4 zëvendësministrave dhe zëvendëskryeministrit. Ka qenë dakord LSI-ja me këtë propozim të ri?
LSI, siç e cituat në mënyrë korrekte, nuk ka qenë pjesë e këtij negocimi. Ky ka qenë negocim bilateral mes kryetarit të Partisë Socialiste, z. Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, z. Basha, me stafet respektive. Jemi njohur, sigurisht, me variantin e zgjidhjes.

Nuk do më pëlqente ta quaja ofertë variantin e zgjidhjeve të ofruara nga Partitë Popullore Evropiane. Në vlerësimin tonë ka qenë një variant realist, që hapte hapësira për një zgjidhje të krizës politike. Në vlerësimin tonë jepte garanci të rëndësishme Partisë Demokratike, që ajo të bëhej pjesë e procesit dhe jo rastësisht propozimin për t’iu drejtuar Partive Popullore, e ka bërë pikërisht z. Meta.

Unë mendoj që përsëri do të ishin të mirëpritura, por edhe të besuara, normalisht nga të gjitha palët, që Partitë Popullore ta thonë fjalën e tyre edhe në këtë moment, pasi edhe eksperienca, edhe pesha politike e bën çdo zgjidhje që ata ofrojnë edhe më të pranueshme edhe më të gjithëpranuar. Sa i takon LSI-së, ua përsëris edhe një herë, pa dashur t’ju bezdis, stabiliteti i vendit, e ardhmja e tij, të cilat lidhen vetëm me një faktor, me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Asnjë reformë në Shqipëri nuk mund të funksionojë pa to, kërkon sakrifica. LSI ka qenë dhe do të jetë e gatshme për ato, thashë edhe një herë dhe e pohova dje publikisht përpara mijëra anëtarëve të Konventës së LSI, por edhe përpara opinionit publik, ne kemi qenë të gatshëm për këto sakrifica. Nuk do të doja t’i quaja sakrifica, por për t’u vënë në dispozicion maksimalisht në funksion të zgjidhjes, z. Meta është Presidenti i Republikës, ne jemi në detyra të caktuara.

Le të fillonte zgjidhja në qoftë se ishte e domosdoshme që nga pozicioni që unë mbuloj sot si Ministër i Drejtësisë. Çfarëdo gjëje që do të ndihmonte është e mirëpritur. Janë shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të jenë më standarde, pasi rruga e integrimit evropian të Shqipërisë do të ishte shumë e thepisur, problematike dhe imazhi i vendit do të cenohej rëndë nga zgjedhje, që do të ishin zgjedhje të refuzuara, zgjedhje të kontestuara dhe zgjedhje që do të prodhonin tension të madh politik dhe shoqëror.

Sa kohë i jepni një qeveri të dalë nga zgjedhjet ku opozita nuk merr pjesë, sa mund të shkojë mandati i saj, beson se mund të arrijë në 4 vjeçar?
Unë nuk bëj orakullin e jetëzgjatjes së një qeverie. Pasi qeveritë mund të lindi nga zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mund të ketë një jetë të ndryshme. Por themelore është një dhe vetëm një, zgjedhje të lira dhe të ndershme pasi çdo lloj produkti që ato do të prodhojnë kanë legjitimitet dhe qëndrueshmëria. Pa këto, zgjedhjet të lira dhe të ndershme, legjitimiteti dhe qëndrueshmëria do të jenë të tronditura dhe të cunguara dhe sigurisht këto nuk janë dhe nuk do të ishin institucionet që vendi dhe shqiptarët do të donin të kishin.

Zgjedhje të lira dhe të ndershme, të njëjtën gjë në fakt kërkon dhe opozita dhe mazhoranca. Por kur opozita thotë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme arrihen vetëm me qeveri teknike. Ku qëndron LSI-ja?
E thashë shumë qartë, dhe me mirëkuptimin tuaj po e rimarr pozicionin e LSI-së. Një nga propozimet tona kryesore të cilit u vunë në lëvizje ishte propozimi që Partitë Popullore Evropiane të ishin ato të cilat të lehtësonin zgjidhjen e krizës nëpërmjet asaj që ato do të propozonin.

Ne mendojmë që edhe sot që flasim, ato janë një partner shumë i rëndësishëm, thellësisht i besueshëm, i paanshëm në një kuptim të mirë të fjalës dhe besojmë që duhet të vazhdojnë të jenë protagonistët, pse jo edhe në këto momente të caktuara për ta arritura atë zgjedhje politike që i duhet vendit, pasi në rast se zgjidhjen nuk do ta kemi, të gjitha të tjerat do të ishin fjalë në erë. Dhe në funksion të saj kemi vënë dhe vëmë në dispozicion gjithçka LSI-ja disponon në politikë.

Ky është qëndrimi i LSI-së, çdo sakrificë për të pasur zgjedhje të ndershme dhe me standarde të larta. Ndonjë pozicion më të kthjellët dhe më të qartë se kaq besoj se askush nuk ka. Kjo do të thotë pikërisht pra që ne nuk i kemi të ardhmen e vendit me fatin tonë qeveritar ministror etj., por e kemi lidhur me çfarë produkti politik i hapim vendit çfarë institucionesh i japim vendit pas datës së zgjedhjeve.



 
"Meta tur falenderimi në të gjithë vendin"
Petrit Vasili theksoi se presidenti i zgjedhur Ilir Meta do ndërmarrë një tur falenderimi në të gjithë vendin. Sipas Vasilit, turi do të zhvillohet përgjatë kohës së mbetur deri në marrjen e detyrës së kreut të shtetit në 24 korrik.

"Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta, deri në marrjen e detyrës në datën 24 korrik, do të jetë në një tur falenderimi për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin", tha Vasili. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare