Vasili: Hetoni Edi Ramën, ja
pse nuk e shkarkon Çakon

Vasili: Hetoni Edi Ramën, ja<br />pse nuk e shkarkon Çakon<br>
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petri Vasili, ka reaguar për shkarkimet e drejtuesve të Policisë së Elbasanit nga kryepolici Haki Çako, ditën e sotme. Në në dalje për media, Vasili tha se i pari që duhej shkarkuar është vetë Çako, duke shtuar se Rama nuk mund ta shkarkojë atë, pasi ka frikë.

Ai i bëri thirrje drejtësisë shqiptare të veprojë me shpejtësi të jashtëzakonshme për t’i dhënë përgjigje kësaj situate. Vasali kërkoi të hetohet edhe kryeministri Rama, duke thënë se është i implikuar në veprimtaritë kriminale, pasi krimi ka uzurpuar qeverisjen.

“Vendi ndodhet në një situatë alarmante. Shkarkimet duhet të ishin bërë muaj më parë. I shkarkuari i parë duhet të kishte qenë Haki Cako. Ky nuk duhet të ishte asnjë sekondë më në detyrë, sepse për faj të tij shqiptarët janë pa polici. Të vetmit që janë të qetë janë kriminelët dhe trafikantët. Rama nuk do ta shkarkojë dot kurrë Çakon, sepse ai trembet për vdekje. Drejtësia shqiptare do duhet të veprojë me shpejtësi të jashtëzakonshme për t’i dhënë përgjigje kësaj situate. Duhet hetuar Rama, i cili është i implikuar. Shqipëria është sot më e kërcënuar se kurrë, pasi si asnjëherë krimi ka uzurpuar qeverisjen dhe qeveris ai”, tha Vasili. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)