Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit vasili i është përgjigjur ashpër Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me listën me 100 emra të punonjësve të administratës që kanë kryer shkelje.
Pak minuta pasi Rama postoi një shkrim në Facebook të titulluar “Për lulet mos më prek”, ka reagur dhe Vasili i cili nëpërmjet një statusi në Facebook i thotë kryeministrit se është shumë i lodhur, se është damlla i tëri dhe i kërkon të bëjë ndonjë gram punë.
Statusi i plotë i Vasilit në Facebook
Shumë i lodhur ky kryeministri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletë rrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s'e tha, bëj një gramë punë or kryeministër, se edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com