Vasili ironi me paktin: Shpresoj
që PD për 7 ditë të luftojë krimin

Vasili ironi me paktin: Shpresoj<br />që PD për 7 ditë të luftojë krimin
Kryetari i LSI, Petrit Vasili ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës.
 
Ai shprehet i kënaqur që opozita do të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa referuar shkarkimit nga posti i ministrit të Drejtësisë që ishte pjesë e paketës shton se "çlirimi nga detyrimet burokratike më jep gjithë kohën që t'i dedikohem fushatës për të nxjerrë LSI-ne forcë të parë.
 
Në fund të deklaratës së tij, Vasili nuk e ka kursyer ironinë për opozitën, teksa i uron që
për 7 ditët që do të shtyhen zgjedhjet të luftojë krimin e drogën dhe të realizojë objektivin për zgjedhje të lira.
 
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Jam i kenaqur qe me ne fund u arrit marreveshja qe luftova deri ne fund. Jam i kenaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje. Clirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithe kohen qe t'i dedikohem fushates per te nxjerre LSI-ne force te pare.

Shpresoj qe ne keto 7 dite te cmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj per standarde te larta ne zgjedhje, luften kunder droges dhe dekriminalizimin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan