Vasili kërcënon Ramën: Dihet
fundi i "Esat Pashë Toptanëve"

Vasili kërcënon Ramën: Dihet<br />fundi i "Esat Pashë Toptanëve"<br>
Kreu i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas përjashtimit të 3 deputetëve të kësaj force dhe 4 të PD-së nga seancat dhe komisionet për 10 ditë. Përmes një statusi në facebook edhe Vasili ashtu si Kryemadhi i kujtojnë Ramës vrasjen e Esat Toptanit nga Avni Rustemi.

Vasili i cilëson deputetët e maxhorancës “Trafikantë të Rilindjes” apo edhe “Esat Pashë Toptanë”. Ai paralajmëron Ramën duke thënë se dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun dhe se shqiptaret sipast Vasilit nuk falin. “Trafikantët e Rilindjes ose Esat Pashë Toptanët e rinj, që ia kanë shitur Shqipërinë drogës dhe kriminelëve, dënojnë deputet më të rinj të Parlamentit se mbrojtën Kushtetutën dhe Shqipërinë. Dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun. Shqiptaret nuk falin…”, shkruan Vasili në Facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike