TIRANE - I qartë dhe pa asnjë dyshim për raportin e dhënë nga KE, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur optimist për marrjen e statusit në 23 qershor.

Vasili u shpreh se raporti nuk la vend për aludime dhe hezitime ndaj edhe shpresat që proeuropianët që përbëjnë 80 % të Parlamentit Europian të japing një vendim pozitiv për Shqipërinë sa i takon statusit të vendit kandidat.

Deputeti i LSI-së ka komentuar edhe pretendimet e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar emërimet në administratë, duke e quajtur si një farsë objektiv i kërkuar për mbledhje materialesh për konferenca shtypi.

Redaksia Online 
(Gre.M/Shqiptarja.com)