Vasili: Koha e reklamës, s’duhet të
çuditemi nga mediokritetet e vendit

Vasili: Koha e reklamës, s’duhet të<br />çuditemi nga mediokritetet e vendit
Petrit Vasili ka risjellë në faqen e tij të ‘Facebook’-ut disa fragmente të shkëputura nga një shkrim i Faik Konicës duke ironizuar me realitetin e sotëm shqiptar.
 
Mesazhi që kërkon të përcjellë ish-kryetari i LSI është se jetojmë në kohën e reklamës, ndërsa ‘thumbimi’ nuk është e vështirë që të gjendet se për cilin shkon.
Aktualisht kryetar i grupit të LSI, Vasili gjatë gjithë verës ka sulmuar kryeministrin Rama me statuse në Facebook, edhe pse ministrat e LSI vijojnë që të jenë ende në qeveri.
 
STATUSI I PETRIT VASILIT
Faik Konica, Albania 1, 1909:
Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë