Vasili: Konsensusi për Byronë e
Hetimit shembull për "drejtësinë"

Vasili: Konsensusi për Byronë e<br />Hetimit shembull për "drejtësinë"
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integim përshëndeti miratimin nga qeveria të projektligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si pjesë e ligjit të Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili tha se ky ligj eci përmes një procesi gjithëpërfshirës ndaj kërkoi që kjo frymë konsensuale të vazhdojë edhe për reforma të tjera të rëndësishme në vend, siç është ajo në drejtësi.
 
"Merr zgjidhje dhe një shqetëim i ngritur me forcë nga opozita shqitpare për miratimin sa më parë të këtij projektligji. Ky shqetësim i përbashkët i të gjitha forcave merr një përgjigje sot, dhe ajo që mbetet është që kjo strukturë duhet të fillojë sa më parë nga puna pasi objektivat që ligji ka, kanë të bëjnë me cështje të rëndëishme të cilat do të marrin përgjigje. Ky proces gjithëpërfshirës, konsensual, është për tu përshendetur, dhe ky konsuens të na projë dhe për cështje të tjera sic është reforma në drejtës", tha Vasili.

Konferenca për shtyp e Vasilit 
Pak më parë qeveria shqiptare sapo miratoi, pra kaloi në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, ligjin përkatës për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ne përshëndesim miratimin e një ligji të tillë, që paraqet një ligj të rëndësishëm për të gjithë specifikën dhe objektin që ai ka dhe që do të jetë objekti i punës së tij. Është gjithashtu për t’u përshëndetur sepse ky draft, që ka pasur mbështetjen e OPDAT, pra që garanton dhe cilësinë dhe integritetin e tij. Gjithashtu mënyra se si u përgatit ligji, realizoi pra edhe një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual, pasi në këtë mënyrë merr përgjigje apo merr zgjidhje dhe një shqetësim i ngritur me forcë nga opozita shqiptare për miratimin sa më parë të këtij projektligji.

Në këtë mënyrë, ky shqetësim i përbashkët i të gjitha forcave kryesore politike në vend, që nga sot merr një përgjigje të rëndësishme, pasi ky ligj u miratua nga qeveria, dhe ajo që mbetet dhe që është më kryesorja, është që kjo strukturë duhet të fillojë sa më parë nga puna, pasi objektivat që ligji ka dhe struktura e ngritur ka, kanë të bëjnë me procese, me çështje të rëndësishme, me problematika të rëndësishme, të cilat në këtë mënyrë do të marrin përgjigje.

Gjithashtu është për ta ripërsëritur, që ky proces gjithëpërfshirës i dha përgjigje preokupacionit, sensibilitetit në rritje të të gjitha forcave kryesore politike, pra një proces konsensual, besoj se është për t’u përshëndetur në mënyrë të veçantë. Kjo rrugë konsensualiteti besoj do të jetë edhe ajo rrugë që do na prijë edhe për çështje të tjera, siç është reforma në drejtësi apo reforma të tjera madhore, që kërkojnë një qëndrim konsensual të forcave politike.
 
Pyetje nga gazetarët

Z. Vasili, çfarë ndryshoi në qëndrimin e mazhorancës, e cila pak ditë më parë konfirmoi se Byroja do të ishte pjesë e paketës së reformës në drejtësi dhe duhet të pritej Komisioni i Venecias?
Dhe e dyta, flisni për një draft të dakordësuar, por opozita nuk mbështet variantin e varësisë së byrosë nga politika?
Ka pasur një preokupacion të dyfishtë të opozitës dhe të mazhorancës për të pasur sa më parë një ligj të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe këtij shqetësimi konsensual, pra që të dy palët kanë qenë njëlloj të shqetësuara, iu dha përgjigje duke i bërë një miratim shumë të shpejtë dhe pikërisht emergjenca që u ngrit edhe në sallën e Parlamentit dhe që është ndjekur, ka qenë në sytë tuaj, sepse ju e dini që opozita e ka kërkuar me forcë edhe në mbledhjen e fundit të radhës të Parlamentit, pikërisht miratimin e një ligji të tillë, merr një përgjigje. Kështu që në këtë rast, është një preokupacion që na bashkoi që të gjithëve dhe na bëri që të kemi atë produkt që është ligji për byronë e hetimit, i cili i asistuar edhe nga OPDAT, ashtu sikurse është bërë publike, ka gjithë prerogativat tashmë për të qenë një ligj, i cili problemin kryesor ka fillimin sa më parë të strukturës.

Z. Vasili, a është i unifikuar qëndrimi i LSI-së në mbështetje të këtij institucioni, që të jetë në varësinë e Policisë së Shtetit? Ne kemi mësuar nga burime pranë qeverisë se ministra të LSI-së kanë shprehur madje edhe me shkrim kundërshtimin e tyre për varësinë nga policia të strukturës së posaçme për hetimin e zyrtarëve...
Ne e mbështesim plotësisht draftin, që sapo u miratua pak çaste më parë dhe mbështesim gjithashtu që ky konsensualitet, meqenëse të dy forcat politike PS-PD që kanë debatuar fort për këtë çështje, kanë pasur një shqetësim për këtë gjë, është shumë mirë që e kemi tashmë këtë draft-ligj të miratuar nga qeveria, të mbështetur edhe në përgatitjen e tij nga OPDAT-i. Tani çështja kryesore është të ecim sa më parë në zbatimin dhe në vënien e këtij ligji në funksionim.

A ka ministra të LSI-së që e kundërshtojnë këtë ligj z. Vasili?
Përgjigja ime është kjo: me të gjithë dashamirësinë dhe të gjithë durimin e duhur, mbështesim draftin e qeverisë që merr vendime kolegjiale dhe gjithashtu mbështesim edhe ecjen në rrugën e miratimit politik të strukturës dhe të vënies në funksionim të saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois