Vasili kundër Braçes: Koncensionet
mbi 4-vjet të miratohen në Kuvend 

Vasili kundër Braçes: Koncensionet<br />mbi 4-vjet të miratohen në Kuvend 
LSI këmbëngul që të kalojnë në votën e parlamentit të gjitha koncesionet me kohëzgjatje më shumë se katër vjet. Petrit Vasili, një ndër nismëtarët e hartimit të ndryshimit të ligjit për koncesionet hedh poshtë propozimin e kryetarit të komisionit parlamentar të ekonomisë, Erjon Braçe.
 
“Është ideja kyç që parlamenti të shprehet për to të shprehet do të thotë të shprehesh më votë të shprehesh në sallën e parlamentit. Të gjithë instrumentet e tjera, komisionet e parlamentit janë në shërbim të vendimit që merret në sallën e parlamentit. Komisionet janë shqyrtues, lehtësues, qartues të procesit por ai i cili mbetet, ai i cili vendoset në korpusin ligjor të shtetit është ajo që vendoset në sallën e parlamentit”, u shpreh Vasili.
 
Në intervistën e tij për emisionin “45 minuta” të Denis Mingës, Braçe tha se i kishte propozuar LSI-së një formulë alternative, që nuk përfshin gjithë Kuvendin, por vetëm komisionin e ekonomisë në diskutimet për lidhjen e kontratave koncensionare.
 
Parlamenti nuk duhet të përfshihet për ta ratifikuar koncesionin, por Komisioni i Ekonomisë të mbikëqyrë nga afër që në nisje marrëveshjen e partneritetit publik – privat”, tha deputeti socialist.
 
Në projektligjin e saj, LSI kërkon që kontratat koncensionare të mos jenë më të gjata se 35 vjet. Vendimi për dhënien e një koncesioni, të mos merret vetëm nga Ministria përkatëse, por në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, të Ekonomisë, si dhe të Avokaturës së Shtetit.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv