Vasili letër Xhafës: Na informoni
për draftin që po negociohet

Vasili letër Xhafës: Na informoni<br />për draftin që po negociohet
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është drejtuar me anë të një letre, kreut të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Vasili kërkon informacion për variantet e reformës në drejtësi që po negociohen mes mazhorancës dhe opozitës. 

"Gjatë punës në komision si edhe në takime me përfaqësues ndërkombëtarë të përfshirë në çështjen e reformës në sistemin e drejtësisë është folur për negocime të disa varianteve konkrete për gjetjen e mirëkuptimit mes maxhorancës dhe opozitës lidhur me çështje të mbetura pezull e sidomos çështjes së procesit të rivlerësimit (vetingut). Si anëtar i komisionit të posaçëm të reformës në sistemin e drejtësisë kërkoj nga ju të informohem konkretisht lidhur me këto variante zgjidhjeje, të cilat po negociohen, pasi kjo është një domosdoshmëri politike dhe parlamentare si dhe detyrim i imi edhe në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të LSI për të informuar grupin parlamentar si dhe për formësuar një qëndrim politik e profesional të argumentuar lidhur me to. Ne se ky negocim është tërësisht konfidencial dhe është e pamundur për të më informuar konkretisht për të dhe variantet konkrete që diskutohen, ju lutem më informoni edhe për këtë. Duke vlerësuar mirëkuptimin reciprok edhe personal me ju, mendoj se komunikimi institucional është një domosdoshmëri për të ecur në dimensionin e transparencës, që i hap rrugën zgjidhjeve të problemit si dhe ndihmon në çuarjen përpara të procesit të reformës në sistemin e drejtësisë, si dhe të ndërgjegjësimit të përgjegjshëm për hapat dhe zgjidhjet e ndërmarra, thuhet në letrën e Vasilit.

Zv/ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, u shpreh gjatë konferencës për shtyp, në mbyllje të takimeve me liderët e politikës, se ambasadori Lu dhe kolegia e tij e BE, Romana Vlahutin, po negociojnë prej 24 orësh një variant të ri për reformën në drejtësi.

Mazhorancës dhe opozitës u është vënë në dispozicion një draft hibrid, ose një përmbledhje e qëndrimeve të të dy krahëve të politikës. 

vasili dokumenti

vasili dokumenti

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'